Nga aplikimi në RE-ALIS deri te fillimi i punës në Gjermani: sekuenca kronologjike
Për të aplikuar, ju lutemi te përdorni formularin përkatës të aplikimit për vendndodhjen e projektit. Pasi të keni aplikuar, ne, RE-ALIS, do t'ju kontaktojmë dhe do të plotësojmë profilin tuaj së bashku me ju. Më pas ne ua prezantojmë CV-në tuaj partnerëve tanë në Gjermani dhe ju shoqërojmë (zakonisht online) në intervistat e punës në spitale. Sapo të gjendet një spital i përshtatshëm për ju, ju do të nënshkruani një kontratë projekti.
Ju do të mësoni gjuhën gjermane në një kurs gjuhësor 9-mujor me kohë të plotë me një nga partnerët tanë të bashkëpunimit. Ndërkohë, ne mbledhim të gjitha dokumentet përkatëse dhe i përkthejmë për ambasadë dhe per zyrat perkatese per njohjen e profesionit tuaj. Ju kërkohet të kaloni me sukses provimin B2 brenda kohës së caktuar. Pasi të keni kaluar me sukses këtë provim, do të përfundoni një kurs njohjeje me partnerin tonë të bashkëpunimit per te bere njohjen e profesionit tuaj.
Pas përfundimit me sukses të procesit të aplikimit, ju do të merrni një vizë pune për të punuar në Gjermani. Ju do të udhëtoni te punëdhënësi juaj, i cili do t'ju sigurojë strehim. Aty do të filloni praktikën tuaj të njohjes për të demonstruar aftësitë dhe njohuritë tuaja si profesioniste infermiere. Pas përfundimit me sukses të praktikës, ju do të merrni certifikatën tuaj të njohjes. Urime! Tani jeni një infermiere i/e regjistruar në një spital gjerman!